Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të zhvillojë ditën e nesërme vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës do të takohet kokë më kokë me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj.
Më poshtë, gjeni agjendën e vizitës zyrtare të Presidentit Macron në Shqipëri:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.





