- Reklama -

LVV: PDK godet vendin për interesa private

Ndaj deklarimeve në konferncën për media të mbajtur sot nga nënkryetarët e PDK-së, Uran ismaili e Vlora Çitaku, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Arlind Manxhuka, Sekretar për Media dhe Komunikim LVV, në deklarim për RTK-në, tha se e kanë parë këtë konferencë, të cilën ai e cilësoi si “konferencë të turpit”.

- Reklama -

“ Nga personazhet e dikur fushatës për shkëmbim territorial me Vuçiqin, nuk pritet gjë tjetër përveç goditje të vendit për arsye krejt private të tyre”, tha Manxhuka për RTK-në.

Sipas tij, është e paprecedentë që kur Kosova me të gjithë institucionet, po punon e vepron kudo në botë për të denoncuar planet e Rusisë në kordinim me Serbinë për rajonin tonë, një parti e Kosovës si PDK, me personazhe dikur ministra e ambasadorë të diskredituar, përpiqet të mashtrojë publikun.

“Gjithë sa u tha aty sot në atë konferencë, e çfarë është thënë dje, është e fabrikuar nga personazhe që vijnë nga bota e përzier e parapolitikës me krimin e organizuar”, u shpre zyrtari i LVV-së.

“ Madje, jo rastësisht edhe FreedomHouse theksoi që janë të zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion”,tha Manxhuka.

Reagimi i tij vjen pasi sot gjatë ditës, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se afera me ambasadorin Kosovës në Kroaci, lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj kërkoi hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.

Ismaili dhe nënkryetarja tjetër, Vlora Çitaku folën të shtunën në konferencë për media, duke kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të këtë çështje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort