Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot se ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila refuzoi ankesën e kësaj partie ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) në lidhje me votimin përmes postës.
LVV-ja i drejtohet Kushtetueses, kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Supremes për votat me postë

LVV ka njoftuar gjithashtu se ka kërkuar edhe masë të përkohshme ndaj vendimit të Supremes.
“Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e institucioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë. Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

