“Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK-së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. LDK është e madhe”.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është Rugovizmi ai i cili iu pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike.
Sipas tij, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK-së, por sipas tij, kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.





