Oda Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj, ku kryetar i OEK-ut u zgjodh Lulzim Rafuna. Ndërsa, Kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve, raporton Gazeta Blic.Kuvendi i OEK-ut zgjodhi Rafunën kryetar me 27 vota, ndërsa mandati i kryetarit është katërvjeçar.
Lulzim Rafuna zgjedhet kryetar i ri i OEK-ut

Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.Në garë për kreun e OEK-it ishte edhe Erëza Vela e cila mori 11 vota si dhe Ruzhdi Kurtishaj 12 vota.Kryetari i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë britanike

Grabitja e argjendarisë me 3 kilogramë ari, Gjykata e Prizrenit dënon me 7 vjet burg dhe konfiskim pasurie të akuzuarin

“Mos luani me brisqe”, kirurgu i QKUK-së ngre alarmin: Tre të plagosur brenda 24 orëve

