Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK, B.H., është shpallur i pafajshëm.
Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar e liron nga akuza pjesëtarin e FSK-së

Në njoftim thuhet se gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit.
“Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar. Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

“Evropë, ku është drejtësia?” – “Liria ka Emër” me aksion simbolik para zyrave të BE-së në Prishtinë

Qeveria ndërlidh sistemet e pagave dhe burimeve njerëzore, pritet lirimi i 8.9 milionë eurove nga BE-ja

Pensioni mesatar në Kosovë ka vetëm një të pestën e fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE

