LAJME

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike më 23 dhe 24 nëntor

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike më 23 dhe 24 nëntor
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2026, 14:26

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit do të ndërmarrë aksion më 23 dhe 24 nëntor 2026, me qëllim të lirimit të hapësirave publike nga mallrat dhe pengesat e vendosura pa leje.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, aksioni do të përfshijë largimin e mallrave të ekspozuara para lokaleve afariste, në rrugë dhe trotuare, pa lejen përkatëse, si dhe të pengesave të ndryshme, përfshirë shufra metalike, vazo betoni, goma, kona plastike dhe objekte të tjera të vendosura pa autorizim.

Drejtoria e Inspektorateve u ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve afariste, shitësve ambulantë dhe personave të tjerë që kanë vendosur mallra apo pengesa në hapësira publike, që t’i largojnë ato vetë para fillimit të aksionit.

Në të kundërtën, ndaj personave që nuk e respektojnë njoftimin do të ndërmerren masa ndëshkuese, përfshirë gjoba administrative dhe konfiskimin e mallrave e objekteve të vendosura pa leje. Shpenzimet e konfiskimit do të mbulohen nga pronarët përkatës.

Sipas Komunës, ky aksion synon të sigurojë qasje të lirë dhe të sigurt për këmbësorët, si dhe të përmirësojë rendin në hapësirat publike të qytetit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika