LAJME

Lufta e Iranit u kushtoi 25 miliardë dollarë kompanive nëpër botë dhe fatura vazhdon të rritet

Lufta e Iranit u kushtoi 25 miliardë dollarë kompanive nëpër botë dhe fatura vazhdon të rritet
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2026, 08:01

Lufta e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit u ka kushtuar tashmë kompanive në mbarë botën të paktën 25 miliardë dollarë – dhe fatura po vazhdon të rritet, bëhet e ditur në një analizë të agjencisë së lajmeve, Reuters.

Shqyrtim i deklaratave të korporatave që nga fillimi i konfliktit nga kompanitë e listuara në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi ofron vështrim të qartë të pasojave. Bizneset po përballen me çmimet në rritje të energjisë, zinxhirët e prishur të furnizimit dhe rrugët tregtare të ndërprera nga bllokimi i Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Të paktën 279 kompani e kanë përmendur luftën si shkak për veprime mbrojtëse për të zbutur goditjen financiare, duke përfshirë rritjen e çmimeve dhe uljen e prodhimit, tregon analiza. Të tjera kanë pezulluar dividentët ose blerjet e aksioneve, kanë pushuar stafin nga puna, kanë shtuar tarifa shtesë për karburantin ose kanë kërkuar ndihmë emergjente qeveritare.

Trazirat e fundit në një seri ngjarjesh globale shqetësuese për biznesin pas pandemisë COVID-19 dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia, po i zbutin pritjet për pjesën tjetër të vitit me pak ndjesi se është afër ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ky nivel i rënies së industrisë është i ngjashëm me atë që kemi vërejtur gjatë krizës financiare globale dhe madje më i lartë se gjatë periudhave të tjera të recesionit”- u ka thënë analistëve drejtori ekzekutiv “Whirlpoolit”, Marc Bitzer, pasi kompania uli parashikimin e përgjithshëm vjetor përgjysmë dhe pezulloi dividentin e saj.

Ndërsa rritja ngadalësohet, fuqia e çmimeve do të dobësohet dhe kostot fikse do të bëhen më të vështira për t’u absorbuar, thonë analistët, duke kërcënuar marzhet e fitimit në tremujorin e dytë dhe më tej. Rritjet e qëndrueshme të çmimeve ka të ngjarë të nxisin inflacionin, duke dëmtuar besimin tashmë të brishtë të konsumatorëve.

“Konsumatorët po hezitojnë të zëvendësojnë produktet dhe në vend që t’i riparojnë ato”- ka thënë Bitzer./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika