LAJME

Lista Serbe e shpall Anglinë armike të Serbisë

Lista Serbe e shpall Anglinë armike të Serbisë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Dhjetor 2022, 13:28

Mbretëria e Bashkuar e ka sanksionuar Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, si person të korruptuar.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar partia e tij, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar si “armike” të Serbisë.

“Dënojmë ashpër lëvizjet shpifëse të armiqve të dëshmuar të popullit serb duke futur në listën e zezë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiq dhe serbët e tjerë që janë patriotë dhe bartës të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës nga Albin Kurti”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj liste.

Lista Serbe thotë më tej se “nuk ka asnjë listë të zezë, të kuqe apo të ndonjë ngjyre tjetër që mund ta zvogëlojë respektin që ka nënkryetari i partisë sonë, z. Milan Radojiçiq, tek serbët në Kosovë”.

Në fund, kjo parti, e cila dirigjohet nga Beogradi zyrtar, tha se përgjigja e tyre mbetet e njëjtë: “Nuk ka dorëzim, sepse nga këtu nuk ka kthim”.

Pos Radojiçiqit, Mbretëria e Bashkuar e ka sanksionuar edhe Zvonko Veselinoviqin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika