Lista Serbe ka bërë të ditur të dielën se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, që do të mbahet më 21 prill.
Lista Serbe bojkoton procesin e votimit më 21 prill

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti, sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.
Sipas tij janë vendosur procedura të parealizueshme për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren. Ai ka thënë se është rritur numri i shqiptarëve në listat e votuesve për 433 përqind, por nuk ka ofruar asnjë dëshmi lidhur me pretendimet e tij./RTK/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

