Lista e Vjosa Osmanit me të cilën garoi bashkë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e fundit, ka arritur të marrë pesë ulëse në Kuvend. Rrjedhimisht, Osmani edhe pse garoi bashkë me Vetëvendosjesn, në Kuvend mund të themelojë grup të ri parlamentar.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se “Lista Guxo” e Vjosa Osmanit ka marrë pesë deputetë tashmë, por ka shumë mundësi që kjo listë t’i bëjë gjashtë mandate.
Kandidatët nga Lista Guxo që arritën të marrin votat për t’u bërë deputetë janë: Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli dhe Doarsa Kica. Ndërsa Leonora Sfarça mund të jetë deputetja e radhës, e gjashta, në Kuvend nga lista e Osmanit.





