Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka miratuar uljen për 8 për qind për çmimin e rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh për konsumatorët familjarë.
Deri tash, çdo shpenzim mbi 800 kilovatë ka kushtuar 14.45 centë për tarifën e lartë (të ditës) dhe 6.81 centë për tarifën e ulët (atë të natës). Me zbritje çmimi i kilovatit të shpenzuar mbi blloktarifë kushton 13.29 centë për tarifën e lartë dhe 6.26 për tarifën e ulët.
Vendimi është arsyetuar me uljen e çmimit të importit dhe me uljen e nivelit të shpenzimit.





