Lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Qenaj, i cili u arrestua nga Serbia në nëntor

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|21 minuta
Lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Qenaj, i cili u arrestua nga Serbia në nëntor

Shtetasi kosovar Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua më 26 nëntor 2025 në pikë-kalimin kufitar Merdarë gjatë transitit drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, është liruar sot nga autoritetet serbe.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili ka tha se Qenaj është liruarr por edhe nuk ka arritur në Kosovë.

“Avni Qenaj po udhëton drejt Kosovës nën përkujdesjen e familjes, pa asnjë mbështetje nga Qeveria. Ai ende nuk ka arritur në Kosovë dhe nuk është takuar me familjarët e tij”, deklaroi Smakiqi.

Ndryshe, me 4 dhjetor 2025, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Avni Qenaj, dhe i kanë caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me pretendime për krime lufte të vitit 1999. Ai ishte arrestuar më 26 nëntor nga autoritetet serbe.

 

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika