- Reklama -

Liridon Kalenderi, pjesë e spektakleve të mëdha evropiane edhe në vitin 2025

Federata e Autosporteve të Kosovës (FASK) ka bërë të ditur se një nga garuesit më të suksesshëm kosovarë, Liridon Kalenderi, edhe sivjet do të jetë pjesë e skenës ndërkombëtare të automobilizmit, duke përfaqësuar Kosovën në disa prej garave më të njohura evropiane.

Pas suksesit të vitit të kaluar, ku triumfoi në garat prestigjioze në Sternberk (Çeki) dhe Buzet (Kroaci), Kalenderi është i vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij në nivelin ndërkombëtar, pavarësisht angazhimeve të shumta jashtë pistës.

- Reklama -

“Për shkak të obligimeve në punë nuk po arrij t’i përkushtohem në tërësi automobilizmit, por gjithsesi edhe sivjet do të jem i pranishëm në disa gara,” tha Kalenderi për faqen zyrtare të FASK-ut.

Kalenderi planifikon të garojë në katër ngjarje ndërkombëtare gjatë vitit 2025:

  • Sternberk, Çeki (31 maj – 1 qershor)
  • St. Ursanne, Zvicër (15 – 17 gusht)
  • Ilirska Bistricë, Slloveni (29 – 30 gusht)
  • Buzet, Kroaci (19 – 21 shtator)

Veçanërisht emocionues për Kalenderin është rikthimi në Sternberk, ku është ftuar personalisht nga drejtori i garës. “Ka shumë respekt për mua dhe vlerëson që pjesëmarrja ime është nder për organizatorin,” tha ai.

Kalenderi mbetet optimist për rezultatet që mund të arrijë, pavarësisht konkurrencës së fortë. “Gjithmonë synoj të jem së paku në podium, dhe kështu do të jetë edhe sivjet,” theksoi ai me vetëbesim.

Për këtë sezon, ai do të garojë me veturën e tij Mitsubishi Monster, me disa përmirësime teknike krahasuar me vitin e kaluar. Po ashtu, ai nuk e përjashton mundësinë të marrë pjesë në ndonjë garë në Kosovë, në shenjë respekti për dashamirët vendorë të automobilizmit./tvprizreni,net/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort