Në kuadër të javës së XVII-të të ligës së parë të Kosovës në futboll, skuadra e Lirisë para shikuesve të vet në “ Përpaim Thaçi”, në derbin e kampionatit, ka shënuar fitore të rëndësishme 2: 1 ndaj skuadrës së Feronikeli 74 nga Drenasi.
Liridon Fetahaj, me supergol ia sjell fitoren Lirisë në derbin e kampionatit kundër Feronikeli 74

Prizrenasit u mendua se do të fitojnë më lehtë se që pritej këtë përballje të rëndësishme , pasi shënuan qysh në minutën e 7-të të takimit me, Aprocius Megameno, mirëpo mysafirët barazuan shifrat në minutën e 70-të të takimit, përmes, Muhamet Hyseni, i cili realizoi nga penalltia. Por, vendasit ia dolen që në minutat shtesë të takimit përmes një supergoli të Liridon Fetahaj, të arrijnë fitore të rëndësishme ndaj liderit të kampionatit.
Me këtë fitore, skuadra e Lirisë ka arritur në kuotën e 30 pikëve, katër më pak se rivali i sotëm që kryesin renditjen me 34 pikë të grumbulluara.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

