Ndeshja e mbetur e javës së XV-të ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë, e cila ishte paraparë të zhvillohej ditën e shtunë në Drenas, ishte shtyrë për ditën e sotme, dhe takimi u zhvillua në stadiumin e Gjilanit.
Liria thellon krizën, mposhtet nga Feronikeli 2:1

Ballafaqimi i dytë në këtë kampionat ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë, sërish i takoi skuadrës nga Drenasi e cila triumfoi me rezultat 2:1 me golat e Alban Shillovës dhe Fiton Hajdarit, ndërsa për prizrenasit shënoi mbrojtësi, Ardit Topalaj.
Me humbjen e radhës, skuadra nga Prizreni mban fanarin në fund të tabelës, me vetëm 9 pikë të grumbulluara nga 15 duele sa ka zhvilluar në eltitën e futbollit kosovar, pas rikthimi këtë edicion.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mesazhet mashtruese me gjoba false në emër të Policisë vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët

GP Aviation prezanton tri destinacione të reja nga Prishtina gjatë muajit qershor

DnV: Ndarja e pagesave nga Qeveria në detyrë është shkelje ligjore

