LAJME

Nis pastrimi i hapësirave përreth deponisë së mbeturinave në Dragash

Nis pastrimi i hapësirave përreth deponisë së mbeturinave në Dragash
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2026, 11:39

Kompania “Eko Regjioni”, përmes njësisë operative në Dragash, ka nisur pastrimin e hapësirave përreth deponisë së mbeturinave, të cilat ishin mbuluar nga qeset e plastikës, si brenda ashtu edhe jashtë zonës së deponisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, kompania ka bërë të ditur se pastrimi ka nisur gjatë ditës së djeshme, duke theksuar se, pavarësisht problemeve që mund të shfaqen, ato duhet të trajtohen dhe zgjidhen me përkushtim.

“Problemet ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin, edhe pse ne nuk kemi dëshirë, por ne duhet t’i zgjidhim dhe jemi këtu për t’i zgjidhur pa u lodhur”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika