Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën e ish-kryekuvdenarit, Jakup Krasniqi, në Kosovë.
Vizita e Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

Në një deklarim, për media Kurti ka thënë se situata është jashtëzakonisht e dhimbshme, duke shtuar se në këto momente bashkëndjejnë me dhimbjen dhe vuajtjen e familjes së Krasniqit.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjës Krasniqi”, ka thënë Kurti./EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

“Buxheti nuk i mbulon nevojat” – KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës kërkojnë rritjen e buxhetit për shërbimet sociale

Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

