LAJME

Plagosje me armë zjarri në Suharekë, i dyshuari në arrati

Plagosje me armë zjarri në Suharekë, i dyshuari në arrati
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2026, 13:31

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 12:20 në qytetin e Suharekës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mashkulli.

Sipas Bytyqit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe është duke ndërmarrë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e tij, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkaq, sipas raportimit të Lajmi.net, bazuar në burimet e këtij mediumi, viktima dyshohet se ka marrë dy plumba në gjoks dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika