LAJME

3,800 euro të dyshuara si të falsifikuara deponohen në një bankë në Prizren

3,800 euro të dyshuara si të falsifikuara deponohen në një bankë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2026, 10:17

Një shumë prej 3 mijë e 800 eurosh, që dyshohet se janë të falsifikuara, është dorëzuar në Policinë e Kosovës nga menaxheri i një banke private në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, paratë dyshohet se ishin deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.

Rasti është raportuar më 17 nëntor 2026, ndërsa dyshimet lidhen me periudhën 14 deri më 29 tetor të këtij viti.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe paratë janë sekuestruar për ekzaminim.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

është iniciuar rasti, paratë janë sekuestruar për ekzaminim”, ka njoftuar ajo.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika