LAJME

Shaqir Totaj kujton Lumni Lushajn në njëvjetorin e ndarjes nga jeta

Shaqir Totaj kujton Lumni Lushajn në njëvjetorin e ndarjes nga jeta
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2026, 09:32

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kujtuar mikun e tij, Lumni Lushaj – Lumi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një shkrimi, Totaj ka vlerësuar kontributin, karakterin dhe energjinë e veçantë të Lushajt, duke theksuar se ai ishte një person që la gjurmë te të gjithë ata që e njohën.

“Lumi ishte nga ata njerëz që lënë gjurmë jo vetëm përmes kontributit dhe angazhimit të tyre, por mbi të gjitha përmes karakterit, energjisë dhe mënyrës së veçantë se si e jetojnë jetën”, ka shkruar Totaj.

Ai ka theksuar se Lushaj, me dinamizmin dhe optimizmin e tij, dinte të përcillte pozitivitet te njerëzit përreth, ndërsa largimi i tij la një zbrazëti të madhe.

“Një vit kaloi, por malli nuk njeh kohë”, ka shkruar ndër të tjera Totaj, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “U prehsh në paqe, miku im Lumi! Kujtimi për ty do të jetë gjithmonë i paharruar!”

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika