Me golat e Prins Tijueza (19) dhe Liridon Fetahaj (75), para shikuesve të vet në “ Përparim Thaçi”, skuadra e Lirisë ka shënuar fitore kundër KF “ Rilindja 1974” me rezultat 2:1 në kuadër të javës së XIII-të të Viva Fresh Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Liria fiton ndaj Rilindja 1974 me rezultat 2:1 dhe mban hapin me skuadrat e kreut të tabelës

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes sulmuesit, Prins Tijueza në minutën e 19-të të takimit, ndërsa mysafirët barazuan shifrat në 1:1 përmes, Berjon Avdimetaj në minutën e 31-të të takimit, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, vendimtar ishte momenti I minutës së 75-të, kur prizrenasve ua siguroi tre pikë të reja, sulmuesi i dalluar, Liridon Fetahaj. Me këtë fitore, skuadra nga Prizreni ka mbajtur hapin me ekipet që mbajnë kreun e tabelës. Aktualisht Liria ndodhet në pozitën e 5-të të tabelës së klasifikimit me 21 pikë të tubuara.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

