Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i përlotur ka folur në një konferencë për media pas arrestimit dhe nisjes së anëtarit të kësaj partie, Jakup Krasniqit për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Limaj ka thënë se s’ka pasur nevojë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me forca aq të mëdha policore, shkruan Gazeta Express.
“Ne mendojmë që kanë qenë tërësisht të panevojshme skenat e tilla. Angazhimi shumë forcave policore ka qenë në disproporcion me nevojën. Nëse ka qenë e nevojshme për drejtësinë, ka mundur të bëhet krejt ndryshe, pa pasë nevojë për përforcime të tilla, t’i shkohet në 6 të mëngjesit t’i futet në shtëpi në këtë kohë COVIDI, pa pasë nevojë t’ia traumatizojë familjen. Por thjesht duke e njohur personalitetin e Jakup Krasniqit, kjo ka mundur të bëhet në mënyrë krejt tjetër”, ka thënë Limaj.






