Robert Lewandowski po vazhdon me formë të shkëlqyer në këtë sezon.
Ylli polak e arriti mbrëmë shifrën treshifrore, duke u bërë kështu vetëm lojtari i tretë që e bën këtë arritje.
Me dy golat e realizuar ndaj Brestit mbrëmë në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut arriti në kuotën e 101 golave.
Vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë shënuar më shumë se veterani polak në Champions.
Ylli portugez i kishte realizuar 140 gola, një rekord absolut dhe vështirë i arritshëm, kurse ylli argjentinas është ndalur me 129 gola në këtë garë prestigjioze.
Lewandowski konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit./Express