Lëndohet një polic në Prizren

Sipas njoftimit, polici ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 17.09.2021-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke drejtuar, i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe gjatë ballafaqimit-arrestimit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

