Lëndimet e punëtorëve në vendet e punës janë të shpeshta, duke bërë kështu që ata të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Si rrjedhojë e kësaj, njoftohet edhe Policia të cilët me anë të veprimeve hetimore tentojnë të hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, raporton Gazeta Sinjali.
Një 21-vjeçare mbrëmë është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren pasi që ka pësuar lëndime trupore në vendin e saj të punës.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.





