LAJME

Lëndohen gjashtë persona në aksidentin mes katër veturave në Gllarevë të Klinës

Lëndohen gjashtë persona në aksidentin mes katër veturave në Gllarevë të Klinës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2025, 16:19

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në fshatin Gllarevë të Pejës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar në 13:15 se në Gllarevë ka ndodhur një aksident. Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

Më tej, Gashi tha se në vend të ngjarjes janë hetuesit policorë të cilët po i hetojnë shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti./Arbresh.info/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika