LAJME

LDK pranon ftesën e Kurtit për takim

LDK pranon ftesën e Kurtit për takim
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Gusht 2026, 15:57

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim për formimin e institucioneve që i erdhi nga kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kështu ka konfirmuar për Kallxo.com zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Mustafa bëri të ditur se takimi do të zhvillohet në ora 18:00 të martën, më 04.08.2026, në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kurti i ka ftuar në takime një-me-një tre kryetarët e partive opozitare, Bedri Hamzën (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ardian Gjinin (Aleanca).

Ky është takimi i dytë në të cilin Kurti po i fton liderët e tri partive në lidhje me formimin e institucioneve. Herën e kaluar takimin e kishte pranuar Hamza dhe Abdixhiku, kurse Gjini e kishte refuzuar.

Seanca konstituive është caktuar për më 06.08.2026, një ditë para se të përfundojë afati kushtetues për formimin e Kuvendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika