Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka njoftuar se sot, së bashku me kandidatët për deputet nga ky subjekt politik, u takuan me strukturat e tyre në fshatin Korishë dhe Kabash. Duke i fëlnderuar për mikpritjen, ai theksoi se Kabashi dhe Korisha historikisht kanë qenë vatër e patriotizmit dhe intelektualizmit.
LDK në Prizren takuan strukturat e tyre në fshatin Korishë dhe Kabash

“Mirëmëngjesi nga Korisha! Ditën e filluam me gjithë kandidatët për deputet nga LDK e Prizrenit, për kafe me strukturat tona në fshatin Korishë. U nisëm për kafe, e na u bë tubim në përkrahje të plotë të ndryshimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kabashi dhe Korisha historikisht kanë qenë vatër e patriotizmit dhe e intelektualizimit jo vetëm në Prizren. Këto vlera më së miri mishërohen me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Korisha, gjithmonë di të rreshtohet në rrugë të drejtë për të mirën e Prizrenit dhe Kosovës. Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen për Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, shkruan Selmanaj në Facebook, raporton TV Prizreni.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ramdan Braliu: LVV pritet të ruajë epërsinë elektorale, opozita ende pa alternativë bindëse

Ish-ambasadori Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

SBASHK kërkon dialog të hapur me qeverinë e re: Rënia e numrit të nxënësve dhe ikja e mësimdhënësve, shqetësuese

