Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar pas reduktimit .
Sipas tyre, qeverisja lokale që po ndërvepron aktualisht në komunën e Prizrenit është dështim dhe mashtrim ndaj qytetarëve.
“Edhe një mashtrim i Shaqir Totaj, rreth furnizimit me ujë 24 orë për qytetarët e Prizrenit.
Shaqir Totaj, premtoi ujë 24 orë për qytetarët e Prizrenit, dhe atë qysh në vitin 2017 kur ishte kandidat për kryetar. Mashtrim!
E sot, kur ai është duke “qeverisur” me Prizrenin 7 vite nga premtimi i tij, nuk ka ujë!
Qysh dje, u paralajmëruan qytetarët e Prizrenit se filluan reduktimet me ujë të pishëm.
LDK në Prizren është e shqetësuar me mungesën e ujit për qytetarët në këto ditë vape kur qytetarët kanë nevojë më së shumti me furnizim.”, shkruan LDK.
Tutje në reagimin e tyre, LDK në Prizren u ka bërë thirrje institucioneve që sa më parë qytetarët të furnizohen me ujë të pijshëm. Ndërsa, kanë shtuar se qeveria lokale, përveç se ka dështuar në furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për qytetarët e Prizrenit, ka dështuar edhe në disa premtime tjera që kanë bërë, siç është funksionalizimi i Parkut të Biznesit, ndërtimi i parkingjeve, menaxhimi i parasë publike, luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit.
“LDK i bën thirrje gjithë institucioneve që sa më parë të hiqen reduktimet e ujit të pishëm dhe qytetarët të furnizohen me ujë.
– Dështim me Parkun e Biznesit!
– Dështim me ujë të pishëm!
– Dështim me parkingje!
– Dështim në menaxhimin e parasë publike!
– Dështim në luftimin e korrupsionit!
– Dështim në luftimin e nepotizmit!
E gjithë qeverisja dështim, abuzim dhe mashtrim!”, thuhet në reagimin e LDK-së në Facebook./TVPrizreni/