LAJME

LDK në Prizren organizon iftar për përfaqësuesit e KBI-së

LDK në Prizren organizon iftar për përfaqësuesit e KBI-së
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2024, 19:25

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, sot ka organizuar iftar për kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon Ibrahimi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Postimi i plotë

Në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i degës Driton Selmanaj me bashkëpuntorë pritën për iftar kryetarin, Valon ef. Ibrahimi dhe bashkëpunëtorët e tij nga Këshilli i Bashkësisë Islame – Prizren.
Muaji i Ramazanit është muaj i durimit, mirësisë, mikëpritjes dhe solidaritetit, andaj këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje dhe virtyte tona shpirtërore.
Agjëruesve ju urojmë agjërim të lehtë dhe pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit!
Paqi bekimin e zotit besimtarë!

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika