LAJME

LDK-ja merr “leje të veçantë” për të organizuar Kuvendin në kohë pandemie

LDK-ja merr “leje të veçantë” për të organizuar Kuvendin në kohë pandemie
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2021, 17:03

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti ka marrë leje të veçantë për të organizuar Kuvendin zgjedhor për kryetar të partisë, të dielën.

Ai ka thënë se shkaku i mungesës së hapësirës nuk ka vend për mysafirë të tjerë.

Kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së do të nisë më 14 mars në orën 10:00.

Kuvendi i ri zgjedhor në LDK do të mbahet pas dorëheqjes së Isa Mustafës si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit. LDK-ja në këto zgjedhje mori më pak se 13 për qind të votave.

Në Kuvendin zgjedhor të LDK-së pritet të marrin pjesë 335 delegatë, që është përtej shifrave të lejueshme për tubime si masë anti-COVID.

Në garë për të parin e LDK-së kandidaturat deri tash i kanë bërë publike Anton Quni, Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku edhe Lutfi Haziri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika