Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka quajtur shqetësuese rezultatet e Kosovës në PISA.
“Të dhënat janë tepër shqetësuese kur nxënësit e Kosovës tregojnë rezultat të dobët. Këto rezultate janë shqetësuese jo vetëm për ministrinë, por edhe për shkollat dhe përfitimet që i kanë nxënësit”, ka thënë Lushaku në konferencë për shtyp.
“Këtu shohim një dështim në mënyrën e bashkë-organizimit nga MAShTI të testit PISA. Ashtu siç janë bërë edhe testime të tjera që MAShT-i ka dështuar si Ministri të adoptojë rrethanat ku nxënësit kosovarë do të tregonin performancë më të mirë”.
Faj për LDK-në ka vetë ministria e Arsimit për mënyrën se si i ka organizuar testet kombëtare.
“Kalueshmëria është tepër e dobët në testet tona kombëtare dhe këtu flasim për një dështim të vetë MAShT-it në organizimin e testeve tona kombëtare çka flet që është krejt në diskrepancë me atë se sistemi arsimor për mënyrën se si realizohet mënyra e testimit”.
“Duhet të shohim se çka bën MASHT-i sot. Arsimi s’është prioritet i kësaj qeverie. VV-ja ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme”.
“Pikërisht është VV-ja që nuk tregon as kujdesin minimal sa i përket arsimit. Ju e keni parë që dy vitet e fundit arsimi në Kosovë ka filluar në mënyrë krejt dramatike”.
“Fillimisht, mandati i kësaj ministre ka filluar me shkelje kushtetuese aty kemi kërkuar shkarkimin e saj”.
“Paramendojeni qindra miliona rrinë në suficit ndërkohë që në shkollat tona nuk ka banka ashtu siç duhet, s’ka karrige. Nuk ka laboratorë, nuk ka mjete konkretizuese”.
“Qysh të performojnë më pas nxënësit mirë se një mësim e mësojnë vetëm nga aspekti teorik dhe jo praktik? Kjo kallëzon shumë se sa kjo qeveri e ka prioritet arsimin dhe sa kjo qeveri e merr seriozisht cilësinë në arsim”.