Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka pretenduar sot në fjalimin e tij në Këshillin e Ministrave të OSBE-së se organizata është në gjendje të dhimbshme dhe se perspektivat e saj nuk janë të qarta.
Ai ka deklaruar se “ishin vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian që shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE, në vitin 1999”. Në atë kohë, sipas fjalëve të tij, “NATO kreu një “agresion të rëndë” kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së”.
“Dhe në vitin 2008, në kundërshtim me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga Akti Final i Helsinkit, Serbisë iu grabit Kosova pa asnjë referendum”, ka pretenduar Lavrov, transmeton Paparaci.





