Dje ka filluar Festivali “Hardh Fest”, i cili zhvillohet në Rahovec dhe do të zgjasë 3 ditë.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se ky festival po dëshmon që Rahoveci është kryeqendra e traditës dhe kulturës.
“’Hardh Fest’ po dëshmon që Rahoveci është kryeqendra e traditës, kulturës, vreshtarëve, është një ekip i jashtëzakonshëm që di të krijojë ngjarje fantastike, që jo vetëm unë, por edhe qytetarët e komunës edhe shqiptarët kudo që ndodhen ndihen mirë”, u shpreh ai.





