LAJME

Largohen kubëzat e vendosura nga qytetarët në hapësirat e gjelbëruara në disa rrugë të Prizrenit

Largohen kubëzat e vendosura nga qytetarët në hapësirat e gjelbëruara në disa rrugë të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2024, 10:27

Drejtoria e Inspektorateve ka ndërmarr aksion për largimin e pllakave të qeramikës, kubëzave, mermerëve dhe materialeve tjera të vendosura nga qytetarët dhe pronarët e bizneseve në hapësirat e gjelbëruara në rrugët “Adem Jashari”, “Ibrahim Rugova” dhe “Remzi Ademaj”.

Inspektorati komunal dhe ai i ndërtimtarisë, gjithashtu, kanë inspektuar lagjen Ortakoll, respektivisht bizneset të cilat kanë filluar të vendosin elemente betoni (kubëza) dhe elemente tjera në hapësira publike.

Drejtoria e Inspektorateve u bënë thirrje pronarëve të bizneseve të qytetit që t’i respektojnë procedurat ligjore rreth zhvillimit të punimeve në hapësira publike, në të kundërtën do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e këtyre hapësirave.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, matës parkimi dhe teksti
Mund të jetë një imazh i matës parkimi, rrugë dhe tekstiMund të jetë një imazh i matës parkimi, rrugë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i bar
Mund të jetë një imazh i 1 person

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika