PRIZRENI ME RAJON

Landovicë, lëndohet një vajzë pas të shtënave nga personat që kishin dalë në gjueti

TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2020, 11:14

Një rast i rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në Landovicë të Prizrenit.

Një qytetar ka raportuar në Polici se vajza e tij ishte lënduar pas të shtënave me armë zjarri nga persona që kishin dalë në gjueti.

Vajzës i është ofruar tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek.

Gjithashtu edhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika