Futbollisti kosovar Leart Paqarada ka bërë të ditur se përkohësisht është larguar nga Kombëtarja e Kosovës për sa kohë që në krye të jetë Bernard Challandes.
Tekniku zviceran e ka ftuar Paqaradën disa herë për ndeshjet e Kosovës, por nuk e ka aktivizuar, gjë që e ka zemëruar lojtarin.






