LAJME

Lajçaku javën e ardhshme në Kosovë

Lajçaku javën e ardhshme në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2023, 16:45

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën, ka mësuar KOHA.

Lajçaku do ta vizitojë Kosovën pas dinamizimit të planit evropian dhe kërkesës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, veçanërisht pas takimit të këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në Prishtinë.

Ndërkohë, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten ka paralajmëruar se Lajçaku do të jetë në Beograd më 20 janar.

KOHA ka kërkuar përgjigje nga BE-ja për ta konfirmuar ardhjen e Lajçakut në Kosovë, por kanë thënë se datën e vizitës së të dërguarit të posaçëm për dialogun do ta njoftojnë kur është e nevojshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika