Ndërmjetësuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të takimit jo-formal që po mbahet në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.
“Përbrenda margjinave të eventit jo-formal të Ballkanit Perëndimor, më erdhi mire që takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin bisedova për hapat e ardhshëm të dialogut [Kosovë-Serbi]”, thuhet në njoftim.





