I dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, tha se nuk është afër fundit të mandatit të tij si i ngarkuar për t’u marrë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Puna ime vazhdon” dhe “nuk do të shkoj askund”, i tha ai platformës “sbunker”, ku tregoi se po punon për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.
“Ndoshta nuk jam aq afër fundit të mandatit tim sa mendohej fillimisht. Pra, ajo që mund të them është se puna ime vazhdon. Unë nuk do të shkoj askund së shpejti. Nuk jam ende në disponim për t’i dhënë këshilla pasuesit tim”, tha Lajçak.





