- Reklama -

Lajçak për masat ndaj Kosovës: Duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka thënë se është diskutuar për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Lajçaku ka thënë se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut, megjithatë ka thënë se qëndrimi i tij është që ato të hiqen.

- Reklama -

“Është për të diskutuar për normalizimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë. Kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja  parë që e kemi diskutuar sot me Bislimin. Aq sa di çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve. Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka thënë ai.

Gjatë prononcimit të tij ai është pyetur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, për çka ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është bërë i ditur edhe më parë që kjo urë duhet të hapet, por në mënyrë që të mos eskalojë situata dhe mos t’i afektojë qytetarët e komunitetit joshumicë.

“Çështja e Urës së Ibrit, hapja e saj duhet të bëhet në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe duhet të jetë pjesë e dialogut” është shprehur ai.
Lajçaku më tej ka njoftuar se kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në Kosovë si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun me Serbinë.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort