LAJME

Lajçak: Me Vuçiqin diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Lajçak: Me Vuçiqin diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2024, 15:43

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit që ka zhvilluar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Twitter ai ka thënë se me Vuçiqin ka folur për situatën aktuale në dialog.

Gjithashtu pjesë e diskutimit kanë qenë edhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika