LAJME

Lajçak me plane të reja për dialogun Kosovë-Serbi, për to i informon shtetet e BE-së

Lajçak me plane të reja për dialogun Kosovë-Serbi, për to i informon shtetet e BE-së
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2021, 08:18

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po i bën gati një vjet që nga emërimi i tij në këtë pozitë.

E për të arriturat e tij, ai ka folur me ambasadorët e Bashkimit Evropian si dhe delegatët e BE-së.

Lajçak me anë të një postimi në Tëitter ka thënë se ka plane për javët dhe muajt në vazhdim në lidhje me këtë proces.
Ai ka shtuar se e ka mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika