Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë sot se takimi i 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm dhe pranimi i propozimit të BE-së varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.
Diplomati sllovak ka thënë se qysh në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiqin për propozimin dhe se të dy, njëri në muajin janar dhe tjetri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin.
Megjithatë Lajcak thotë se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht dhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.





