Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një postim në rrjete sociale ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij të zhvilluar dy javët e fundit.
Ai në këtë postim ka përmendur sulmin në Ibër-Lepenc, duke e quajtur atë terrorisat.
“ … Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm”, ka shkruar Lajçak.





