LAJME

Lajçak dhe Escobar takohen me presidentin serb, diskutohet largimi i barrikadave

Lajçak dhe Escobar takohen me presidentin serb, diskutohet largimi i barrikadave
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2022, 16:06

I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, ka takuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas kësaj, Lajçak theksoi se sot ka zhvilluar misionin e tij në Beograd, për t’u takuar me presidentin serb , Vuçiq.

“Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte largimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”,tha Lajçak, trasnmeton lajmi.net.

Ndryshe në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës, Lajçak mbrëmë ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika