LAJME

La veturën ndezur para një marketi në Prishtinë, ia vjedhin

La veturën ndezur para një marketi në Prishtinë, ia vjedhin
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2022, 09:35

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura, të cilën e kishte lënë të parkuar dhe të ndezur para një marketi.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të hënën në orën 18:00.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura e tij me targa vendore të cilën e kishte lënë të parkuar dhe të ndezur para një marketi”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika