Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhave 50 euro duke filluar nga ky muaj, për faktin se një numër i madh i tyre janë dëmtuar nga boja e lëshuar nga “sistemet kundër vjedhjes” të instaluara në bankomate, raporton portali “20minutos”.
Edhe pse këto kartëmonedha janë padyshim më të përdorurat në Spanjë, përveç atyre nga 20 euro, ato janë më së shpeshti të falsifikuara, dhe janë më të ekspozuara ndaj efekteve të “sistemit kundër vjedhjes”.
Sistemi i sigurisë kundër vjedhjes është një mekanizëm që instalohet në bankomate dhe që lëshon bojë të veçantë në kartëmonedhë nëse ka tentativë vjedhjeje, duke e bërë kështu të papërdorshme përgjithmonë.





