Konkursi i shpallur më 30 tetor të këtij viti për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka përfunduar.
Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka kryer vlerësimin edhe të listës së ngushtë të kandidatëve, që ishin përzgjedhur më 19 tetor të këtij viti.
Në listë ishin: Florim Canolli, Arben Krasniqi, Blerim Hasani, Lulzim Beqiri dhe Mentor Borovci.






